Një 25 – vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për “Armëmbajtje pa leje”.

 

Antonio Gjoshi, 25 vjeç, banues në Vaqarr, u prangos në flagrancë pas kontrolleve të shtuara së fundmi nga policia e Tiranës në lidhje me personat që qarkullojnë me armë zjarri apo që trafikojne lende narkotike.

 

I riu mbante në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë e cila u sekuestrua si prove materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *