E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pranga 13 shoferëve për shpejtësi dhe korrupsion  

Edhe pse Policia Rrugore gjatë fundjavave ka masa të shtuara në të gjithë kryeqytetin, që finalizohen me gjoba, heqje patentash e madje dhe arrestime, sërish autostrada Tiranë-Durrës, vijon të jetë aksi më i preferuar i shoferëve për të bërë gara me makina.

 

Ky është momenti kur policia arreston një preson që lëvizte me 167 km në orë, ose thuajse dy herë më shumë se shpejtësia e lejuar.

 

Reklamë

Por, pavarësisht arrestimeve të policisë, shumë drejtues mjetesh kërkojnë t’i shpëtojnë ndëshkimit duke korruptuar rrugorët.

 

Mbrëmjen e djeshme, policia vuri në pranga 13 persona, 12 prej të cilëve lëviznin të dehur dhe një tjetër për korrupsion aktiv. Gjatë kontrolleve, u pezulluan 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit, si dhe 32 të tjera u pezulluan për shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

Aksionet e policisë rrugore, e sidomos gjatë fundjavës kanë si qëllim garantimin e jetës së qytetarëve, ndonëse numri i personave që udhëtojnë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi, sa vjen e rritet.

 

Vetëm në 9 muajt e fundit, janë arrestuar nga policia rrugore 582 persona, 385 prej të cilëve për pije alkoolike. Ndërsa numri i penalizimeve kalon shifrën e mbi 115 mijë gjobave, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Më shumë video

Reklamë