Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është paralajmërimi i Partive Popullore Europiane.

 

Në deklaratën për shtyp gjithashtu kërkohet që të mos ketë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit, dhe se ndryshimet e njëanshme dëmtojnë mundësinë për nisjen e negociatave.

 

Partitë popullore europiane gjithashtu nxisin “heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”.

Deklarata erdhi pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE, ku ndër të tjera u diskutua edhe për ccështjen e Bjellorusisë e tensionet mes Azerbajxhanit e Armenisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *