Kjo është rruga që duhet të ndjekin ata pensionistë, që ende nuk e kanë marrë pensionin për muajin mars. Të plotësojnë të dhënat e tyre pranë filialit të postës dhe më pas të presin në shtëpi zarfin nga postieri.

 

Fakti që izolimi nisi pas datës 10 mars, ka bërë që shumë pensionsitë ta tërheqin pesionin në datën përaktëse, ndërsa ata që e marrin në dy javët e tjera të muajit, janë të detyruar të presin në banesë, pasi në postë ky shërbim nuk ofrohet më.

 

“Çdo muaj numri i pensionistëve potencial për të marrë pensionin në postë është afro 500 mijë. Nga këto 427 mijë e kanë marrë për muajin mars. Kanë mbetur edhe 70 mijë, të cilët ne jemi në proces për t’i shpërndarë sipas urdhrit të nxjerrë nga qeveria”, thotë Laert Duraj, Drejtor i Postës Shqiptare.

 

Nisur nga situata e krijuar nga virusi Covid-19, edhe muaji i ardhshëm do të operohet me shpërndarjen e pensionit me postë. Por procesi në prill do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të duhet të shprandahen 500 mijë zarfe në të gjithë Shqipërinë, në kushtet kur adresat mbeten ende një problem.

 

Në kushtet kur aktiviteti ekonomik është pjesërisht i pezulluar, administratori i postës thotë se e gjithë infrastruktura është fokusuar vetëm tek  shërbimi i shpërndarjes së pensioneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *