Portugalia tregon forcën e saj përpara nisjes së kampionatit europian duke mundur ne miqësore 7 me 0 përfaqësuesen e Estonisë. Reagimi i luzitaneve në miqësoren e fundit para nisjes për në France ka qenë shumë i mirë, sidomos pas kritikave që skuadra kishte marrë fill pas humbjes në ëmbël kundër Anglisë. Kombëtarja e trajnerit Fernando Santos është udhëhequr nga dyshja Kristoano Ronaldo dhe Kuarezma. Nëse i pari dihet se kush është dhe aftësitë që ka, këtë herë tifozët në Da Luz kanë parë edhe spektaklin e Kuarezmes autor i dy golave dhe dy asisteve për gol. Dopiete edhen për yllin e Real Madrid Ronaldo, që u pa në një forme shumë të mirë, pas problemeve me dëmtimet që e kanë shoqëruar së fundmi. Dy golat e tjera u shënuan nga Danilo dhe Eder e gjithashtu listës iu shtua edhe nja autogol i Mets. Në europian, Portugalia do të luajë ne Grupin F ndaj Austrisë, Hungarisë dhe Islandës. Debutimi do te jete pikërisht ndaj nordikeve ne datën 14 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *