Një gol I shënuar nga I zakonshmi kristiano Ronaldo I ka mjaftuar Portugalisë që të fitojë 1 me 0 kundër Marokut në takimin e dytë të grupit B.

 

Një fitore që e ngjit  skuadrën luzitanë në kuotën e  4 pikëve, duke e vendosur në pozita të favorshme për të kaluar fazën e grupeve.

 

Nga ana tjeter Maroku u bë zyrtarisht skuadra e parë që u eleminua nga Kupa e Botës pas dy humbjeve  kundër Iranit dhe tani ndaj Portugalisë.

Rezultati minimal tregon më së miri vështirësitë e kampioneve të europës në këtë takim.

 

Goli  me kokë yllit të ekipit që në fillim, I cili ishte I 4 për 33 vjecarin në këtë kompeticion dha përshtypjen e një fitoreje të lehte e me goleade por në fakt nuk ndodhi kështu.

 

Luzitanet u mjaftuan vetëm me një mbrojtje të kujdesshme ndërsa afrikanet luajtën më mirë sesa kundërshtari në tërësi por nuk arritën te jenë konkrete, në disa raste me Benatia dhe Ziyak.

 

Maroku largohet kështu para kohe nga botërori, edhe pse realisht në një grup me Spanjën dhe Portugalinë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, ndërsa Portugalia ndeshjen e fundit e luan ndaj Iranit, me shpresen që vec kualifikimit mund të siguroje edhe vendin e parë në grup.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *