E mërkurë, 21 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Portugalia e gjobiti me 255 Euro, ‘plasin talljet’ për Cristiano Ronaldon: Si do e përballojë gjithë atë shifër?!

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit. Një shumë që për shumicën e njerëzve nuk është aspak e vogël, por që për yllin portugez, nëse llogaritjet mbi të ardhurat e tij janë të sakta, përfaqëson vetëm rreth 40 sekonda fitime!

Një dënim që në pamje të parë duket i rëndë për një emër që ka shkruar historinë e futbollit portugez, por që pjesa financiare e tij ka shkaktuar edhe ironi për shkak të të ardhurave marramendëse të “CR7”.

Reklamë

Në një kohë kur çmimet e karburanteve dhe kostoja e jetesës shqetësojnë miliona njerëz, 255 euro mund të jenë një shpenzim i konsiderueshëm. Por kur bëhet fjalë për një futbollist që raportohet se përfiton rreth 200 milionë euro në vit, situata merr një tjetër kuptim.

Nëse nisemi nga kjo shifër, Ronaldo do të përfitonte rreth 548 mijë euro në ditë, mbi 22 mijë euro në orë dhe afërsisht 6.34 euro në sekondë.

Reklamë

Me këtë përllogaritje, gjoba prej 255 eurosh është sa të ardhurat e rreth 40 sekondave. Praktikisht, një kostominimaliste për një futbollist që prej vitesh renditet mes sportistëve më të paguar në botë.

Sigurisht, shifrat janë një përllogaritje teorike mbi të ardhurat vjetore të raportuara dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht fitimin neto të Ronaldos.

Përtej ironisë financiare, çështja e rëndësishme mbetet pezullimi prej 30 ditësh dhe ndikimi që vendimi mund të ketë në angazhimet e tij me kombëtaren portugeze.

Për një lojtar me karrierën dhe statusin e Cristiano Ronaldos, gjoba financiare duket pjesa më pak e rëndësishme e këtij vendimi. Ndërsa 255 euro mund të përbëjnë një shpenzim të ndjeshëm për shumë njerëz, për CR7 kjo shumë, sipas llogaritjeve të mësipërme, është pothuajse e papërfillshme.

Madje ka edhe ironi në rrjet për këtë gjë: Si do e përballojë gjithë atë shifër?!

Në fund, një gjë është e sigurt: edhe yjet më të mëdhenj të futbollit duhet të përballen me rregullat dhe pasojat e sjelljes së tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.