E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Portugali-Uruguaji, dueli qe ndez fazen e 1/8

Portugal's Cristiano Ronaldo, centre reacts after failing to score a penalty as Iran's Morteza Pouraliganji reavts, left, during the group B match between Iran and Portugal at the 2018 soccer World Cup at the Mordovia Arena in Saransk, Russia, Monday, June 25, 2018. (AP Photo/Francisco Seco)

Portugalia nuk mundi dot të përfitojë nga ndalesa surprise e Spanjës kundër Marokut. Luzitanet, kampione Europe në fuqi u ndalen në barazim 1 me 1 nga Irani dhe tani do ti bëjnë mirë llogarite ne 1/8 sepse do të kenë përballë një duel shumë të fortë me ngjyra latine kundër Uruagujit.

 

Megjithatë skuadra e trajnerit Santos mund ti gëzohet faktit që nuk  pësoi më të keqen, eleminimin para kohe sepse Iranit do ti kishte mjaftuar edhe një gol tjeter për ti shkaktuar dramën skuadrës portugeze.

 

Reklamë

Kjo e fundit meghjithese ishte më këmbëngulese dhe me qarkullim më të mirë të topit në pjesën e parë, hasi vështirësi në finalizim dhe ia doli të zhbllokoje rezultatin vetëm në fundin e pjesës së parë me anë të Kuarezmes, nje gol fantastic I stilit te ketij lojtari.

 

Në startin e pjesës së dytë Ronaldo pati shansin e artë që të mbyllte ndeshjen para kohe, por ylli I potugalisë u ndal nga pika e bardhe nga portieri Beiranvand duke I dhënë një shans Iranit. Mbrëmje jo e mirë e Ronaldos u duk më vonë kur aoi I shpëtoi kartonit të kuq nga gjyqtari edhe pse vendimi në këtë rast ishte tejet I diskutueshëm.

 

Vetëm në minutëne  93 barazimi I rezultatit nga Irani me protagonist Ansarifard, por është shumë vonë për skuadrën e trajnerit Keroz ky gol dhe nuk e shmang dot eleminimin edhe pse e mbylli grupin me 4 pikë dhe me nder.

Vazhdo të lexosh

Reklamë