Porto ka rimarrë kryesimin e kampionatit portugez. Skuadra e dragonjve mundi 1 me 0 në fushën e vet Tondelen në sfidën e javës së 19 të transmetuar në Tring.

 

Ky rezultat e ndihmoi skuadrën e trajnerit  Serexhio Konseisao të ngjitet në krye me 48 pikë, duke përfituar edhe nga ndalesa e rivalit për titull Sporting Lisbonë që u ndal në transferte kundër Vitoria Setubal.

 

Sa takon ndeshjes së zhvilluar në “Do Dragao”,  goli vendimtar për të zotët ë shtëpisë u shënua në minutën e 13 nga Musa Marega. Deri në fund pavarësisht dominimit, Porto nuk shënoi dot golin e sigurisë por ia doli të marrë tre pikë të çmuara. Natyrisht ndihma e madhe i erdhi nga Vitoria Setubal e cila befasoi Sportingun e Lisbones duke e ndalur n barazim 1 me 1.

 

Goli i shënuar në minutën e 31 nga Bruno Fernandez dha përshtypjen e një ndeshje që nuk do të kishte shumë histori,  por të zotët e shtëpisë fituan një 11-metërsh në minutën e 90, që i dha mundësi të barazonin me anë të Edinjos. Kjo ndalese penalizoi shumë Sportingun që ka zbritur ne vendin e dytë me një pikë më pak sesa Porto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *