Në janarin e 2023-it hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit.
Vendndodhja e re do të jetë në Porto Romano. Ndërtimi i tij do të kushtojë 390 milionë euro dhe do të jete një PPP, Partneritet Publik Privat.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Faza e parë që është faza që faktikisht bën zëvendesimin e portit është 390 milionë euro, ku 46 % të vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim te jëtë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Do të garantojmë transparencë të plotë për të gjitha kompanitë që do të vijnë nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Lindja e Mesme dhe natyrisht nga SHBA. Këtu porti ka edhe një dimension tjetër për të cilin ne po punojmë me NATO-n, ka pjesën ushtarake, na duhet të jetë një kompani që vjen nga një vend johostil ndaj Aleancës Euroatlantike.
Qeveria parashikon që me rritjen e kapaciteteve përpunuese të mallrave, të ardhurat të arrijnë deri në 8 miliardë euro në 10 vite.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Porti i ri tregtar që në fazën e parë rrit trefish kapacitetin e përpunimit, i cili do të ketë një impakt 1.2 deri në 1.8 % të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar në vit. Në dekadën e parë do t’i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 miliardë euro.
Ndërtimi i tij në të cilin Kosova dhe Maqedonia e Veriu do të kenë hyrje dhe dalje përmes porteve të thata, i Prishtinës dhe Strugës e bën atë pjesë të infrastrukturës së Bashkimit Evropian, në atë që njihet si korridori i tetë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Korridori i tetë tanimë është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor dhe hekurudhor të BE-së që do të thote që ne mund të kemi akses edhë në mbështetjën evropiane për ndërtimin e kësaj vepre kaq shumë të rëndësishme.
1 mijë vende pune pritet të hapen vetëm për ndërtimin e portit në Porto Romano. Pritshmëritë pas ndërtimit janë për shfrytëzimin e tij nga kompani të mëdha ndërkombëtare tregtare, rritje të konkurrencës, ulje të tarifave portuale dhe gjenerim të vendeve të punës.