Subscribe

Në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrisë e Brendshme, kryeministri Edi Rama kërkoi rezultate në luftën kundër krimit, si një ndër prioritetet më kryesore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri theksin edhe te ngritja në një nivel sigurie më të lartë të të gjithë qarkullimit rrugor në republikën e Shqipërisë, si dhe te vendosja e një kontrolli absolut mbi territor.

“Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteve përfshirë në të gjitha aspektet e saj. Ndjehet ende mungesa me të njëjtin efikasitet siç ka pasur operacioni Forca e Ligjit apo kjo pjesë e organizimit policor tek lufta kundër krimit ekonomik. Aty është e domosdoshme që të vendosen më shumë forca dhe të krijohen kushte për të arritur të njëjtat rezultate si me pjesën tjetër. Prioriteti i dytë jo më pak i rëndësishëm është ngritja në një nivel sigurie më të lartë të të gjithë qarkullimit rrugor në republikën e Shqipërisë. Vendosja e një kontrolli absolut, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo të shkeljeve të ligjit që kanë të bëjën me cënimin e personit por që kanë të bëjnë me territorin, me trupin e këtij vendi që Zoti e ka bërë për të qenë parajsë për ata që jetojnë dhe dora e robit e ka kthyer në një ferr. Është e patolerueshme që të ndodhin krime në mjedis. Është e patolerueshme që të jetë në formën e gjobave për ata që hedhin një avlli dhe të mos jetë për ata që mbushin detin në zhavorr.”

Rama u ndal edhe te krimi mjedisor:

“Dora e robit e ka kthyer në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme që të ndodhin para syve të policisë krime në mjedis, e patolerueshme që efikasiteti më i lartë në goditjen e krimit në mjedis të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fshatrat thellë që hedhin një avlli e mos jetë në formën e goditjeve për ata që mbushin detin me zhavorr apo hedhin beton në plazh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *