E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Porosia” gjen 1 kg heroinë në një banesë në Tiranë

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 1 kg heroinë gjatë operacionit të koduar “Porosia ”.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin Endrit Zeqaj, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Pas informacioneve se një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë , forcat e rendit ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Endrit Zeqaj.

Në godinë u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë