E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga të riut nga Fieri

Një 26-vjeçar u arrestua këtë të hënë pasi akuzohet se ka kryer pornografi me të mitur. Policia njoftoi se në pranga ka rënë fieraku D. Dh., i cili ka qenë nën hetim për një vit nga autoritetet.

 

Policia e Shtetit ra në gjurmët e tij sepse dikush e kishte kallëzuar se përmes rrjetit “Facebook” shtantazhonte fëmijë të mitur me imazhe të turpshme.

 

Reklamë

Bashkë me 26-vjeçarin e arrestuar, u proceduan penalisht edhe dy të rinj të tjerë për të njëjtën vepër penale. Së bashku, ata kanë ngacmuar dy të mitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Gjatë kontrollit të shtëpisë, 26-vjeçarit ju gjetën një laptop, 10 celularë, një USB dhe disa dokumente që dyushohet se kanë të bëjnë me vepra penale. I riu i rënë në pranga rrezikon deri në 10 vjet burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë