Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, duket se më në fund kanë rënë dakord që tashmë koha të “përshpejtohen përpjekjet” për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.

 

Përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e bëri publike, Departamenti Amerikan i Shtetit, Pompeo dhe Gani, duket se presidenti i Afganistanit ka kërkuar sqarime, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai mund të fitonte luftën në Afganistan “për një javë”, por ai nuk “donte të vriste 10 milionë njerëz”.

 

Ndërkohë Pompeo i tha Ghanit se gjenerali, Jozef Dunford, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane dhe përfaqësuesi i posaçëm, Zalmay Khalizad, ishin dërguar në Kabul për të “diskutuar hollësisht hapat e ardhshëm në rrugën drejt paqes”.

 

Gjithashtu tha se Ghani kishte konfirmuar angazhimin e Afganistanit “të punonte krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të arritur një “Afganistan të qëndrueshëm, paqësor dhe demokratik që nuk është një qendër terrorizmi”.

 

Deklarata u bë publike në ditën kur nga disa sulme, në tri krahina afgane, mbetën të vdekur më shumë se 50 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *