Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo së fundmi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë Iranin, duke thënë se ka gënjyer rreth vendit se ku do të shkarkohet nafta e anijes transportuese, Adrian Darya.

 

“Nafta nga AdrianDarya1 është shkarkuar në Siri, duke vërtetuar se Irani ka gënjyer Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjibraltarin… vendet e BE-së duhet ta dënojnë këtë akt, të veprojnë sipas ligjit dhe ta mbajnë Iranin përgjegjës”.

 

Anija transportuese, The Adrian Darya 1, ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve në mes të Teheranit dhe Perëndimit, i cili ka rritur shqetësimet se anija ka synuar të shkelë sanksionet duke shkarkuar rreth 2 milionë fuçi naftë në Siri.

 

Anija ishte ndaluar në muajin korrik dhe ka kaluar në shumë vende derisa është liruar nga autoritetet e Gjibraltarit në muajin gusht, pas zotimeve se nuk do të dërgojë naftën në Siri.

 

Irani ka mohuar se nafta do të përfundojë në Siri, duke thënë se vetëm blerësi i anijes mund ta përcaktojë destinacionin e fundit.

 

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se në disa pamje satelitore anija është parë afër portit të qytetit Tartus në Siri./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *