E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Polumbarët e RENEA-s në kërkim të 20-vjeçarit që ra nga lartësia në lumin Erzen

Polumbarët e Reneas rinisën mëngjesin e kësaj të diele kërkimet për të riun të cilin e mori rrjedha e ujit një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit”, në Tiranë.

 

Reklamë

20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia teksa po ecte mbi shkëmbinj, së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Ndërkohë të riun tjetër dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.

 

Ekipet e polumbarëve rinisën kërkimet në grykëderdhjen e lumit Erzen për gjetjen e 20-vjeçarit. Ky nuk është rasti i vetëm, ku ekskursionet në Shpellën e Pëllumbasit kanë përfunduar tragjikisht. 4 vite më parë një tjetër i ri humbi jetën pasi ra në Kanionin e Erzenit.

Më shumë video

Reklamë