Polonia po mban sot zgjedhjet parlamentare të cilat do të jenë vendimtare për marrëdhëniet e këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje.

 

Populistët E partisë “Ligj dhe Drejtësi” që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë në garë me opozitën e udhëhequr nga ish-kryeministri dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

 

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se “Ligj dhe Drejtësi” do të marrë shumicën e votave, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës.

 

Një fitore e tretë e kësaj partie do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën dhe do t’i shtojë  shqetësimet për lirinë e mediave, të drejtat grave dhe migrantëve.

 

Fushata e tyre është fokusuar veçanërisht në figurën e Donald Tusk, duke pretenduar se ai është një ushtar i huaj që kërkon të shkatërrojë Poloninë me urdhër të Gjermanisë ose Rusisë.

 

Tusk, në anën tjetër, u ka thënë mbështetësve në tubimin e fundit se partia rivale ka plane sekrete për t’u larguar nga BE-ja, dhe se kjo forcë, sipas tij, është duke e çuar vendin në drejtim të gabuar.

 

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Rreth 29 milionë banorë kanë të drejtë vote në Polon, vend anëtar në NATO dhe BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *