Në Poloni ka nisur të zbatohet masa e ndalimit, pothuajse të plotë, të abortit, ka njoftuar qeveria e këtij shteti.

Ky vendim i gjykatës, që mundëson këtë ndalesë, pati nxitur protesta të mëdha në tetor të vitit të kaluar.

Aborti tani lejohet vetëm në rastet e dhunimit, incestit apo kur shtatzënia kërcënon jetën e nënës.

Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalesë të ashpër, prandaj shumë prej tyre kanë protestuar sërish në rrugë të mërkurën.

Aktivistët kanë bërë thirrje për protesta masive të enjten dhe të premten në Varshavë.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese pati gjetur se një ligj i vitit 1993, që lejon abortin në rastet kur fetusi është i dëmtuar dhe ka anomali, ka qenë jokushtetues.

Më 2019, 98 për qind e aborteve janë kryer mbi këto arsye.

Ndonëse vendimi ka provokuar zemërim nga mbështetësit e të drejtës për abort, Qeveria konservatore e Polonisë, e cila ka lidhje të ngushta me Kishën Katolike, ka mbështetur rregullin e ri.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se “fëmija i palindur është qenie njerëzore”, andaj meriton mbrojtje sipas kushtetutës polake, e cila siguron të drejtën për jetesë./ Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *