E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Poloni, protesta kundër reformës në drejtësi

Mijëra polakë kanë dalë në protesta në kryeqytetin e Varshavës dhe në qytetet e tjera, për të kundërshtuar reformën e diskutueshme në drejtësi.

 

Sipas tyre, ligji i miratuar nga Senati të shtunën do të shkatërrojë pavarësinë e gjykatësve dhe do të dëmtojë demokracinë.

 

Por zyrtare të lartë të qeverisë reaguan duke thënë se masat janë te nevojshme, sepse gjyqësori është i korruptuar dhe u shërben vetëm interesave të elitave.

 

Ndërsa protestuesit mendojnë se ai u jep deputetëve dhe Ministrit të Drejtësisë fuqinë për të emëruar gjyqtarë, pa u konsultuar me qarqet gjyqësore.

 

Tashmë presidenti i vendit Andrzej Duda, duhet të nënshkruajë projektligjin.

 

Qeveria konservatore e Polonisë, e cila erdhi në pushtet në vitin 2015, ka kaluar një sërë reformash të diskutueshme, duke shkaktuar protesta masive.

Vazhdo të lexosh