E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Poloni, fermerët futen në grevë, krijojnë 250 bllokada në të gjithë vendin

Fermerët polakë bllokuan rrugët dhe pikat kufitare me Ukrainën të premten, duke filluar një grevë njëmujore.

Ata protestojnë për politikat e BE-së , si dhe për mungesën e veprimeve të qeverisë për mbrojtjen e tyre.

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Gjermani dhe Greqi po protestojnë kundër kufizimeve të BE-së që lidhen me ndryshimet klimatik. Sipas tyre, këto rregulla të BE-së rrisin koston e prodhimit dhe nxisin  konkurrencën e pandershme.

Fermerët polakë po ankohen, ndër të tjera, për ndikimin e importeve të lira ushqimore nga Ukraina fqinje.

Reklamë

Rreth 100 fermerë dhe 50 traktorë bllokuan pikën kufitare Medyka, duke parandaluar të gjithë trafikun e automjeteve, tha zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas Andrii Demchenko.

Mediat polake raportuan se kishte mbi 250 bllokada në të gjithë vendin. Imazhet e transmetuara treguan kolona traktorësh që bllokonin rrugët.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se ai i kupton sfidat me të cilat përballen fermerët, por shpreson se protestat mund të organizohen në një mënyrë që do të ishte “më pak e dëmshme për qytetarët”./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë