Politologu, Afrim Krasniqi, njëherësh drejtues i Institutit të Studimeve Politike, dekaroi se politiakanët joaktivë në Parlament, janë zgjedhur për të qenë vota të sigurta të liderëve politikë.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7 pa 5, në Vizion Plus, që drejtohet nga moderatorja Pranvera Borakaj, politologu Krasniqi u shpreh se shumica e politikanëve joaktivë, janë miq të afërt të liderave politikë prandaj dhe janë emëruar në Parlament.

 

“Është një Parlament i emëruar dhe duke qenë i emëruar një numër deputetësh e kanë të garantuar karrierën. Nëse ne analizojmë edhe cilësitë e deputetëve që nuk janë aktivë ne jetën politike, shumica e tyre janë me dy-tre mandate, sepse janë biznesmenë ose njerëz të fuqishëm, të afërt me liderin politikë dhe e kanë karrierën e garantuar. Pra ata nuk shkojnë në Parlament për të bërë politikë, por për të qenë vota të sigurta sa herë që lideri politik ka nevojë për votën e tyre”.

 

Politologu Krasniqi u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj edhe në lidhje me studimin më të fundit të ISP, atë të Këshilltarëve bashkiakë më efektivë në media. Ai ngriti shqetësimin se shumica e Këshillave Bashkiakë të Qarkut të Tiranës nuk funksionojnë, pasi nuk respektojnë ligjin.

 

Sipas tij në Qarkun e Tiranës ka këshilltarë që nuk jetojnë të Shqipëri dhe vijojnë të jenë zyrtarisht anëtarë të Këshillit Bashkiakë.

 

“Ne kemi menduar që të njëjtën metodologji që kemi përdorur për Parlamentin, e cila ka rezultuar e suksesshme, pasi ka rritur dhe konkurrencën mes deputetëve dhe transparencën, ta bëjmë dhe në nivelin e këshilltarëve. Kjo është ë e vështirë, pasi Këshillat Bashkiakë janë Parlamentat lokalë të qytetarëve. Dhe meqë kemi zgjedhje vitin e ardhshëm si në Qarkun e Tiranës ashtu dhe në të gjithë Shqipërinë, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se kush i përfaqëson; Sa i përfaqësojnë; dhe si funksionon qeverisja vendore. Dhe një nga dobësitë kryesore të raportit nuk ishte thjesht fakti se vetëm 22 nga 175 këshilltarë të qarkut kanë një llojë aktiviteti; por është kritike fakti që Këshillat Bashkiakë nuk funksionojnë. Janë jofunksional. Janë jofunksional për atë se ç’ka kërkohet për axhenë qytetare dhe në funksion të ligjit. Ligji parashikon që këshilltarët të mblidhen njëherë në muaj dhe ata nuk mblidhen. Madje ne ka pasur raste të kemi gjetur këshilltarë që nuk jetojnë në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë zyrtarisht anëtarë të Këshillit bashkiakë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *