Subscribe

Politologu Ermal Hasmija në një intervistë për gazetarin Aleksandër Furxhi në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus komentoi zërat për një ribashkim të mundshëm të opozitës.

“Mund të ketë një bashkim, por më duket shumë e vështirë që në bashkim të bëjë pjesë edhe zoti Basha. Të paktën nga ajo çfarë shohim në këto momente dhe qëndrimet e ndryshme. Gjithsesi ajo që është risi, është që edhe zoti Bardhi edhe zoti Boçi e kanë lënë të hapur derën në një farë mënyre farë, ndonëse në mënyrë kontradiktore duke thënë sqë edhe Basha vetë e ka derën e hapur nëse do të bëjë opozitë. Them kontradiktore sepse është diçka që nuk bën sens nëse ti akuzon tjetrin që është patericë e Ramës, ccfarë kuptimi ka që të vij e të bashkohet me ty në një kauzë”, tha ai duke nënvizuar se opozita dhe e bashkuar nuk pati rezultat. “Rikrijimi i një opozite të vërtetë dhe të shëndoshë është sfida e madhe që ndonjëherë e harron edhe opozita”, shtoi ai.

Ndërkohë polemika ka krijuar edhe ministria e re nën drejtimin e Blendi Gonxhes, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Si e shikoni këtë lëvizje të kryeministrit?

“Befasi është, është pak kombinimin i çuditshëm i ekonomisë, me inovacionin dakord në një farë mënyre, por inovacioni nuk ka arsye të jetë në një ministri sepse inovacion ka në çdo fushë, kjo e kulturës e ccuditshme. Megjithatë duke marrë parasysh se si funksionon qeveria shqiptare, ku ka një centralizim të të gjithë pushtetit nuk ka shumë rëndësi se ccfarë emrash vihen në ministri, kush qarkullohet, ccfarë ministrash,. Në fund të fundit duket qartë se kryeministri ka një dorë të zgjatur edhe përvecc ministrave për të marrë ato vendime që janë të rëndësishme”, tha ai.

Çfarë pritet të ndodhë me politikën gjatë 2024, një vit para zgjedhjeve paralamentare?

“Në këto momente është vështirë që të presësh diccka ndryshe. Kemi ngulje të secilës palë në ato llogoret e veta, pra është vështirë të presësh ndonjë ndryshim. Shikon një lloj qetësi nga ana e shumicës që është në pushtet, sepse është thuajse cinike, pasi ndërtohet me gjasë me një lloj bindje se gjithsesi do të mundet të marrë edhe zgjedhjet e ardhshme kollaj, në sajë të sistemit që ka ngritur një sistem klientelist, patronazhist, etj”, tha ai duke nënvizuar se opozita nga ana tjetër ndodhet në një pozitë të vështirë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *