E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Politika e ndarë në 5 maj, Basha: Ditë reflektimi, të mbrojmë lirinë!

Si cdo vit, 5 maji mbledh ne Varrezat e Deshmoreve drejtuesit me te larte te vendit per te perkujtuar ata qe dhane jeten per vendin.

E sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe këtë herë politika ishte e ndarë në ceremoni të ndryshme.

Pas Ramës e Metës që i bënë nderimet në orën 10:00, perfaqesuesit e Partise Demokratike mberriten më vonë ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.

 Lulzim Basha dukej se ishte ne te njejten linje me kreu e shtetit teksa kerkoi reflektim.

Reklamë

 

Është po kështu një ditë reflektimi, për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.  Sot është po kështu një ditë që secili prej nesh të ndjejë në shpirt dhe mbi supe peshën e rëndë të sakrificës që ky komb ka paguar për liri e bashkë me të edhe bekimin e Zotit për të bërë gjithçka për ta mbrojtur atë me çdo kusht, para çdo tiranie, para çdo tirani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë