E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

‘Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër’/ Basha publikon pamje nga promovimi i librit të tij

Kreu i demokratëve , Lulzim Basha ka publikuar disa pamje nga promovimi i librit të tij, titulluar “Misioni im”.

Basha sqaron se me këtë libër do të ndajë me publikun qasjen e tij për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë.

Reklamë

Politika e mirë i zgjidh problemet përmes vendimmarrjes së mençur, pa teatër, u shpreh Basha.

“Misioni im! Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/835810520304465

Vazhdo të lexosh

Reklamë