E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia zbulon identitetin e terroristëve të sulmit në Londër

Policia britanike  ka zbuluar identitetin e terroristëve në sulmin e të shtunës në mbrëmje në “London Bridge” ku mbetën 7 të vdekur dhe 48 të tjerë të plagosur.

 

Policia Metropolitane ka deklaruar mëngjesin e sotëm se është në kërkim të dy adresave në lindje të Londrës, një në Newham dhe një në Barking.

 

Ndërkohë “BBC” raporton se policia është duke bastisur një banesë në Barking, e cila dyshohet të jetë shtëpia ku ka jetuar një prej autorëve të sulmit i cili u ekzekutua nga policia.

 

“Scotland Yard” ka shtuar se një numër i madh personash janë ndaluar në lidhje me sulmin e të shtunës.

 

 

Vazhdo të lexosh