E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Policia zbardh detaje nga operacioni “Butrinti”

Operacioni “Butrinti” ka bërë të mundur sekuestrimin e pesë mjete lundruese, tre nga pala grek dhe dy nga pala shqiptare, dhe ka vënë në pranga 4 persona.

 

Sipas policisë bllokimi i mjetit lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield” është bërë në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, ku kanë rënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë F.Ll, 17 vjeç dhe A.D., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

 

Reklamë

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.

 

Nga ana tjetër policia greke ka arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Saranda dhe ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, të cilët janë kapur duke vjedhur mjete lundruese (skafe). Në pranga përfunduan K.P, 17 vjeç, dhe K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje”.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë