Policia e Shtetit ka deklaruar se është pezulluar oficeri i policisë Gentian Çitozi, i cili nuk marrë denoncimin e 25-vjeçares nga Fushë Kruja, në prani të Rexhep Rrahjas.

 

Përmes një dekarate për mediat zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj shprehet se policia ka vazhduar hetimet pavarësisht tërheqjes së kallëzim nga ana e vajzës, madje është referuar edhe në prokurori si rast.

 

“Oficeri i policisë Çitozi, nuk ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale për marrjen në pyejtje të një shtetasi, pasi prezent ka qenë edhe shtetasi Rexhep Rraja i cili është personi nën hetim, me pretendimin se palët janë pajtuar midis tyre. Për këtë arsye oficeri Çitozi është pezulluar nga eprorët e tij, në këtë rast nga Shefi i Komisariatit dhe është referuar në Prokurori nga SHÇBA”.

 

Gjithashtu Hajnaj ka sqaruar dhe faktin se pse nuk është arrestuar djali i deputetit rrahja, ku theksoi se Maloku është tërhequr nga denoncimi por policia jo.

 

“Xhisiela Maloku u tërhoq nga kallëzimi, por policia nuk është tërhequr. Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është trajtuar me përparësi nga policia. Policia nuk e ndaloi hetimin, por e referoi çështjen në Prokurori, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga Maloku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *