Subscribe

Aksioni i Policisë Rrugore i shtrirë ne gjithë vendin ka sjelle qindra masa te tjera ndëshkuese për shoferet me shkelje. Vetëm 24 orët e fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative.Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 nuk kishin fare leje drejtimi dhe 2 ishin në gjendje të dehur. Gjatë aksionit, rrugoret kane ndaluar edhe shume shofere, te cilët nuk kane respektuar rregullat e qarkullimit. Policia ka pezulluar 48 patenta për shkak te përdorimit te pijeve alkoolike, per shpejtësi te larte dhe shkelje semafori. Krahas këtyre masave ndëshkimore, policia thotë se janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari dhe shkelje të tjera të lehta të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *