Kronikë
Policia shtrin kontrollet në autobusë, afro 300 të gjobitur për maskat

Teksa masat anti-COVID janë shtrënguar, policia ka shtuar kontrollet në rrugë, por edhe në transportin publik për maskat.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë gjobitur 283 qytetarë në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane.
Reklamë
Prej tyre, 85 janë në Tiranë. Sipas policisë, maskat nuk i përdornin as pasagjerët, por as drejtuesit e mjeteve.
Një pjesë e mirë janë këshilluar që të vendosin maskat mbrojtëse.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




