Subscribe

Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë u bë e mundur që të shpëtohej një vajzë e mitur e marrë peng nga kushuriri i babait te saj me probleme mendore. Ky është momente kur policia e Durrësit ndërhyn në banesën e 46- vjeçarit Arben Kabashi, i cili me një thikë në dorë, kërcënonte jetën e 11-vjeçares. Pas disa orësh negociatash, grupi i Reneas përdori gazin neuro-paralizues, duke prangosur Kabashin. Sipas policisë, 46-vjeçari, kishte hyrë në banesën e 11-vjeçares, e cila ndodhej së bashku me dy motrat e tjera të mitura, teksa rrëmbimin e kreu, pasi u sigurua se prindërit e vajzave kishin shkuar ne pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *