E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Pranvera” e Kreshnik Spahiut

Kreshnik Spahiu shpall pranverën shqiptare. Mjaftoi nje proteste para dyerve të bashkisë së Tiranës, që kryetari i Aleancës Kuq e Zi të shoqërohej në komisariatin nr 1, për tubim të paligjshëm. Në dalje ai shpërtheu në akuza kundër Erion Veliajt, duke mos u kursyer fare ne fjalor.
1 orë qëndrimi në komisariat i shërbeu Spahiut te lëshonte sharje dhe fyerje ndaj deputeteve të parlamentit. Një grup përfaqësuesish të Aleancës Kuqezi u përplasën me policinë bashkiake, pasi gjatë protestës bllokuan tre hyrjet e institucionit. Më zinxhirë, dërrasa e drynë ata gozhduan dyert me qëllim që të mos lejonin hyrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës në shenjë proteste kundër rritjes së taksave. Kjo solli dhe tensionimin e situatës, ndërkohë që u desh ndërhyrja e policisë, të cilët shoqëruan kryetarin e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Më shumë video

Reklamë