E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia Rrugore ndëshkon me heqje patente dhjetëra shoferë

Policia ka tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar, si dhe ka vendosur 228 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Ndërkohë, janë vendosur 9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,  297 për përdorim të celularit dhe 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë