Subscribe

Ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht për gjobitjen e drejtuesve të mjeteve nga policia rrugore për shkelje të kodit rrugor, tashmë kjo e fundit, ka marrë një fushatë ndërgjegjesuese për vendosjen e rripit të sigurimit. Gjatë 24 orëve theksojnë uniformat blu, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, kanë prangosur 14 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 të tjerë në gjendje të dehur. Gjithashtu u vendosën edhe 1.804 gjoba dhe u pezulluan gjithsej 62 Leje Drejtimi. Përveç angazhimit në stabilizimin e trafikut në zonat bregdetare, policia rrugore kanë shtuar edhe orarin shërbimit për efektivët e saj me qëllim parandalimin e aksidenteve fatale për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *