Subscribe

Ashtu siç kreu i FRD e paralajmëroi mbrëmjen e kaluar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Policia Bashkiake ka shkuar këtë të premte në zyrën e tyre për të kërkuar lirimin.

 

Policia e Tiranës rrethoi zyrën e Frymës së Re Demokratike me argumentin se këto ambiente duhen liruar sepse godina është amortizuar. Sali Shehu thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për një veprim të tillë.

 

Gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Shehu denoncoi se dy punonjës të Bashkisë Tiranë u kanë bërë presion që të lirojnë menjëherë zyrat.

 

“I vetmi presion që i është bërë Frymës së Re Demokratike është bërë këto dy ditë nga punonjës pa identitet të Bashkisë, të cilët na kanë ardhur këtu dhe na kërkuan të lirojmë ambientet në kundërshtim me ligjin, me situatën politike dhe etikën e komunikimit”, u shpreh Sali Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *