E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia reagon pas mesazhit të Berishës: Nuk e fshehëm ngjarjen

Policia pas statusit të publikuar këtë të premte në rrjetet sociale nga deputeti Sali Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, sqaron rrjedhën e ngjarjes ku pretendohet se është përfshirë një oficer policie.

 

Reklamë

Konflikti ka ndodhur pasditen e të enjtes së kaluar, në rrugën “Kala” ku për motive të dobëta, të çastit (dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q.

 

Sipas njoftimit të policisë oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë