Subscribe

Polica e Shtetit ka shpjeguar se përse nuk ka lejuar organizimin e protestës së opozitës në disa zona të caktuara të kryeqytetit.

 

Pas kërkesave të njëpasnjëshme të drejtuara nga opozita ku kërkohej që krahas bulevardit protesta të zhvillohej edhe në disa rrugë të caktuara, policia ka bërë me dije se një gjë e tillë nuk mund të lejohet për faktin se cënohet funksionimi i jetës publike në kryeqytet.

 

Policia thotë se zhvillimi i protestës në rrugën “Ismail Qemali” nuk mund të lejohet për faktin se u pengohet lëvizja misioneve diplomatike që ndodhen në vend.

 

Por pavarësisht kësaj, policia thekson se opozitës I është lejuar zhvilllimi tek mejdiset e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, që sipas saj është një mejdis që është shfrytëzuar historikisht për qëllime protestash dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

 

Por nga ana tjetër, forcat blu u kanë bërë apel disa përfaqësuesve të opozitës që të distancohen nga retorikat e dhunës.

 

Sipas policisë, në protestën e 16 shkurtit priret të marrin pjesë edhe persona me rekorde kriminale.

 

Persona janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën që është organizuar nga PD.

 

Në kuadër të këtyre shqetësimeve, policia ka ripërsëritur thirrjen ndaj organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

 

Është njoftuar gjithashtu nga forcat blu që do të zhvillohen kontrolle në të gjitha akset rrugore me qëllim që të parandalohen episodet e dhunshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *