Protesta e dhunshme e ditës së enjte përpara kuvendit nuk është rasti i parë kur policia gjendet e ekspozuar përballë sulmit të turmave.

 

Uuniformat blu janë përballur shpesh  me zemërimin e protestuesve dhe reagimin e ashpër të tyre. Nuk kanë munguar rastet e plagosjeve të efektivëve pavarësisht nëse në pushtet kanë qenë të majtë apo të djathtë.

 

Për të folur më shumë për këto ngjarje në edicionin qendror të lajmeve këtë të dielë është kru i Sindikatës së Punonjësvetë Policisë Sadedin Fishta.

 


Besoj ju i kani parë pamjet e protestës së ditës së enjte, a kishte teprime në ndërhyrjet e policisë ?

 

Në rradhë të parë dua të inkurajoj forcat e policisë në zbatimin e detyrave të tyre, detyra që i kanë objektiv të zbatimit të ligjit ruajtjes së rendit dhe të qetësisë publike. Ne e dimë që policia e Shtetit ruan rendin dhe qetësinë dhe kjo do të thotë se në rastin kur shkelit sigurisht që ndrërhyrja e policisë ka dhe pasojat e saj, sidomos në rastin e tubimeve të tilla të organizuara të paligjshme, sepse tubimet e ligjshme kanë rregulla të tjera. Pavarësisht se këtu shumë qytetarëve u shkelen të drejtat se ju mohohet e drejta për strehim që është e drejtë universale, në rastin konkret. Uniformat e policisë në këtë rast kanë zbatuar detyrat e tyre në përputhje me çdo normë që parashi ligji. Këtu dallojmë dy elementë;dhuna e ushtruar nga forcat e policisë dhe dhuna e ushtruar nga protestuesit. Në të gjithë rastet kur nuk gjendet gjuha e zgjidhjes së problemit midis shtetit dhe individit gjithmonë midis policisë dhe individit krijohet dhunëë. Dhe në këtë kjo ka avragu duke qenë se nuk është arritur që të zgjidhen çështjet e qytetarëve dhe kjo situatë është e vështirë për tu menaxhuar dhe nga ana e policisë sepse pasojat janë të dyanshme. Qoftë nga forcat e policisë ashtu siç ndodhi ashtu edhe nga qytetarët.

 

Kemi ne uniforma të tilla të përgatitura për një situatë të tillë sepse nëse ju referohemi dhe deklaratave të lidërve politik ditët e fundit, Rama ka thënë se profesionalizmi ka qenë ai që e shpëtoi Ina Nukën, sepse ajo mund të ishtenjë nga dëshmorët e policisë ndërsa lideri Basha ka dëshmuar se kishte mungesë profesionalizmi pasi femrat nuk mund të ishin në rresht të parë në një protestë të tillë?

 

Problemet e profesionalizmit diskutohen në të gjitha strukturat e policisë së shtetit, pasi ajo vepron mbi bazën e një standarti që veprojnë të gjitha forcat e policisë në rastin konkret, policia ka vepruar në këtë formë dhe ajo ka zbatuar disa standarte, por dihet se në turmë ka interesa të caktuara ka përsona të caktuar që prodhojnë dhunë të qëllimshme, siç ishte rasti i përdorimit të mjeteve të paligjshme në turmë. Siç ishin shashkat, kapsollat, përdorimi i tyre në turmë, do të thotë se këta që i përdorin i kanë të qëllimshme dhe kërkojnë të dëmtojnë qoftë njerëzit në turmë ashtu dhe forcat e rendit siç ndodhi në rastin konkret. Pra në rastin e përdorimit e këtyre mjeteve policia e shtetit normalisht do të veprojë ndaj këtyre njerëzve, por gjithsesi në këtë rast në këtë rast policia doli e dëmtuar po ashtu dhe qytetarët.

 

Opozita ka paralajmëruar se mund të ketë dhe protesta të tjera më masive se ajo që ndodhi ditën e enjte. Duhet të ketë një riorganizim ose një mënyrë tjetër se si të vendosen uniformat e policisë se si duhet të vendosen uniformat blu, pasi në protestën e fundit pamë që ishin femrat ato në rresht të parë

 

Sindikata e punonjësve të policise u bën thirrje jo vetëm qytyetarëve por edhe punonjësve të policisë që të distancohen nga dhuna, e tëpërt apo e pajustifikuar ligjërisht, pasi dhuna e justifikuar me ligj justifikohet nga punonjësit e rendit. Çdo tejkalim i kësaj dhune fizike ndaj qytetarëve i vendos para përgjegjësisë forcat e rendit dhe anasjelltas. Edhe vetë qyetarët që do të organizojnë tubime të dhunshme ndaj forcave të rendit edhe ato do të përgjigjen para ligjit njëlloj si të gjithë shkelësit e tjerë. Duhet të kuptojmë se dhuna prodhohet nga ndryshesa e zbatimit të ligjit nga të dyja palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *