Subscribe

 

Që prej kësaj të premteje, policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar për festat e krishtlindjeve dhe fundvitit. Sipas shefit të rendit në Policinë e Shtetit, rëndësi i është kushtuar pikave të kalimit kufitar, aty ku dhe mund të hyjnë ose dalin element kriminalë me rrezikshmëri të lartë.

 

Për sa i përket planit të masave, Dervishaj tha se do të ketë prezencë të shtuar të patrullave policore, kryesisht në zonat e populluara, duke pasur parasysh dhe masat antiterror. Sipas Dervishajt, ndonëse nuk ka informacion për sulme terroriste, policia është e përgatitur për çdo lloj skenari.

 

Nëpërmjet një letërporosie drejtuar bashkisë, policia kërkon edhe kryerjen e kontrolleve për të gjitha subjektet të cilat tregtojnë fishekzjarrë.

 

Krahas këtyre masave, policia apeloi dhe drejtuesit e automjeteve për mospërdorimin e alkoolit, por edhe kujdesin që duhet të tregojnë qytetarët për vjedhjet e banesave, kjo për shkak të numrit në rritje të tyre gjatë fundvitit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *