Kronikë
Policia në aksion për të shkatërruar bandën e kokainës

Policia e Durrësit zhvilloi një operacion këtë të martë në lagjen nr. 13 në Plazh, për të shkatërruar një grup që trafikonte kokainë.
Gjatë aksionit, anëtarët e grupit shfaqën rezistencë dhe tentuan të largoheshin. Bëhet fjalë për shtetasit V. M., 29 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeç, që kanë precedentë kriminalë.
Reklamë
Një prej policëve qëlloi me armë në ajër për t’i neutralizuar dhe më pas i vuri në pranga. Deri tani, efektivët kanë sekuestruar 1 kg kokainë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




