593 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit pasi qarkullonin jashtë orarit të miratuar duke shkelur rregullat e karantinimit.

Ndërkohë nuk kanë munguar as shkeljet tek drejtuesit e mjeteve, ku mësohet se 217 prej tyre në të gjithë vendit u është hequr leja e drejtimit dhe u është bllokuar mjeti. Sipas policisë, këta të fundit po qarkullonin pa qënë të pajisur me autorizim. Sipas unifromave blu, 7 persona janë arrestuar pasi janë kapur në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin, ndërkohë që i gjithë vendi është në karantinim.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 11 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është vendosur gjobë sipas akti normative të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *