E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

Policia ndëshkon mbi 200 shoferë autobusësh

Policia e Tiranës ka konstatuar me shkelje dhe ka nisur procedimin penal për drejtuesit e autobusëve.

 

Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, janë proceduar 12 drejtues autobusësh që nuk ishin pajisur me certifikatë aftësimi profesional.

 

Reklamë

Ndërkohë, 14 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

 

“Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:

  • 12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.
  • 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.
  • 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.
  • 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.
  • 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.
  • 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.
  • 14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë