E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Policia mohon shkëmbimin e zjarrit në Elbasan/ Ja 23 vjeçari i plagosur

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me një ngjarje të rëndë kriminale në këtë qytet gjatë natës në këtë qytet.

Sipas forcave te rendit ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

I plagosur ka mbetur 23 vjecari Kei Piu.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Efektivet kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe vijon krehja e zonës për të kapur personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Megjithatë policia mohoi të ketë pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve, sic u raportua fillimisht nga mediat.

Më shumë video

Reklamë