Policia mësyn edhe Beratin, në fokus goditja e grupeve kriminale

Ndonëse, Berati nuk është renditur ndër qarqet më problematike për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë kësaj vere që sapo lam pas, në pesë bashkitë e këtij qarku nuk kanë munguar vjedhjet me dhunë, plagosjet, aksidentet në rrugë, etj.
Drejtoria e policisë së këtij qarku për të limituar ngjarjet kriminale ka nisur gjatë ditës së sotme një sërë aksionesh, të fokusuara në goditjen e personale dhe grupeve të mundshme kriminale.
Kështu, të gjithë sektorët e policisë, duke filluar me inspektorët e rendit, rrugorët, ndihmuar dhe nga Krimet e Rënda, kanë nisur këtë të enjte një sërë kontrollesh.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”, “Kombinat” dhe në dalje të Beratit në “Uznovë”, kete te enjte janë kontrolluar mjetet me xhama të zeza, mjetet e futura kohët e fundit në vendin tonë. Mjetet janë kontrolluar fizikisht, po kështu dhe drejtuesit e tyre, nga ana tjetër janë kontrolluar dokumenacionet e mjeteve.
Policia e Beratit ende nuk ka dhënë të dhëna në lidhje me këto kontrolle, ndërkohë që vetëm në orët e para të tij, janë kontrolluar mbi 50 mjete, po ende nuk ka të dhëna për të shoqëruar apo ndaluar.





