E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Policia mbyll mbi 500 lokale, palestra e bilardo si masë ndaj koronavirusit/ VIDEO

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në vend, policia nisi një aksion për mbylljen e të gjithë ambienteve ku ka grumbullime masive njerëzish.

Operacioni u zhvillua prej mbrëmjes së djeshme me urdhër të drejtorit të policisë Ardi Veliu, ndërsa janë mbyllur 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube si dhe 18 lokale me muzikë live.

kontrollet  u shtrinw në të gjithë vendin, ku u angazhuan 215 patrulla të përgjithshme.

Ndërkohë policia u bën apel të gjithë pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do të shoqërohet me penalitete ligjore.

Reklamë

Sipas urdhrit të qeverisë të gjitha ambientet ku ka grumbullime masive njerëzish duhet të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill, kjo me qëllim ndalimin e përhapjes së swmundjes COVID-19.

 

Më shumë video

Reklamë