Subscribe

Mosrespektimi i orareve dhe i masave anticovid nga një pjesë e bizneseve ka detyruar policinë që të shtojë kontrollet.

Në Berat, uniformat blu në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe Inspektoriatin Shëndetësor zhvilluan inspektime gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa nuk munguan përplasjet me pronarët e bareve e restoranteve përgjatë pedonales së qytetit, të cilët refuzuan urdhrin për mbylljen e bizneseve dhe pse ora kishte kaluar 23:00.

Ata akuzuan uniformat blu se po ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj tyre dhe se po i detyrojnë të shkojnë drejt falimentimit.

Por pavarësisht pretendimit të pronarëve, kjo gjë nuk u mor parasysh nga policia, e cila mësohet se ka gjobitur disa prej bizneseve në këtë zonë.

Kontrolle të shumta u zhvilluan edhe pranë bareve e restoranteve në Vlorë,. Shumë pronarë të subjekteve janë paralajmëruar që të respektojnë masat anticovid, në mënyrë që të shmangin masat administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *