E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia kontrollon urbanët në kryeqytet, kap “mat” dy shoferë të dehur

Në kuadër të forcimit të masave për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, policia e Tiranës ka kontrolluar mëngjesin e kësaj të enjtje 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane në Tiranë, ka konstatuar se dy prej shoferëve të tyre ishin nën efektin e alkoolit.

 

Në sajë të këtyre kontrolleve janë marrë edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Vendimi për të kryer këto kontrolle është marrë nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë