E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia jep detaje për aksionin në Lezhë, kush është i arrestuari që rrezikoi jetën e efektivëve

Policia ka dhënë detaje për aksionin që u zhvillua këtë të premte në hyrje të qytetit të Lezhës.

 

Në pranga ka rënë një person, i identifikuar si Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot.

 

Reklamë

Policia kishte informacione që i riu, i cili lëvizte drejt Lezhës, posedonte në makinë lëndë narkotike. Për pasojë, u ndalua nga blutë e Lezhës. Mirëpo, ai nuk iu bind urdhrit të efektivit dhe ka tentuar të largohej duke përplasur automjetet e shërbimeve të policisë dhe rrezikuar jetën e tyre.

 

Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit. Gjatë kontrollit, kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë