Subscribe

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën Jordan Misja, ka si shkatarë 2 të rinj. Policia e Tiranës ka dalë me versionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në zonën e njohur pranë burgut 303 në kryeqytet.

 

Sipas policisë është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku është bërë i mundur arrestimi  i drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit. Të arrestuarit janë Gentjan Koçi, 25 dhe Ervin Kodra, 33 vjeç. Gjatë ndjekjes së automjetit të tyre nga policia, drejtuesi i automjetit është përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

 

Gjatë momentit të largimit ato janë bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *