E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia iu gjen në shtëpi drogë dhe armë, e pësojnë keq dy vëllezërit në Maliq

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga përfundoi 26-vjeçari me iniciale Romeo Myftarago, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, D.M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj që janë në pronësi të dy të rinjve, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri.

Po ashtu, u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë