E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia greke djeg mbi 1 ton lëndë narkotike

Policia greke ka djegur mbi një ton lëndë narkotike, të cilat i ka bërë publike edhe për publikun. Mediat greke raportojnë se djegia e lëndës narkotike është bërë në ambientet e veçanta. Janë djegur 221 pako me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Nëndrejtoria e Prokurorisë për Lëndët Narkotike pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar si dhe nga Shërbimet e tjera të Sigurimit.

Reklamë

Konkretisht janë shkatërruar dhe djegur:

-396 kilogramë dhe 448 gram kokainë,

-3 kilogramë dhe 302 gram heroinë,

-585 kilogramë dhe 49,7 gram kanabis i papërpunuar,

-32 kilogramë e 294,5 gram kanabis i përpunuar,

-37 kilogramë dhe 135,4 gram metamfetaminë,

-2.330 fidane kanabis dhe

-474,2 gram MDMA.

“Asgjësimi është kryer sipas procedurës së përcaktuar dhe në vend të përshtatshëm, ndërsa ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar trafikun e drogës me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë së qytetarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë greke. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë